Ambasadori i ri britanik Norman: Marrëdhëniet me Shqipërinë të forta

Ambasadori i ri britanik Norman: Marrëdhëniet me Shqipërinë të forta

38
0
Shares

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman deklaroi të enjten për mediat se e ka studiuar skenën politike në Shqipëri ku mendon se “palët politike duhet të bëhen bashkë për interesat kombëtare”.

Ambasadori britanik u ndal tek reforma në drejtësi, që sipas tij, do të sjell ndryshime të rëndësishme. “Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi janë të rëndësishme”, tha ai.

Duke folur për BREXIT, ambasadori Norman tha se “jemi larguar nga Bashkimi Europian, por jo nga Evropa”.

Sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, ambasadori britanik vlerësoi se “marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve mbeten të forta”. “Do të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare në luftën kundër ekstremizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, rezident në Tiranë, i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY