TËRMETI NË ITALI/ Të plagosur 5 shqiptarë, dërgohen me helikopter në Romë

TËRMETI NË ITALI/ Të plagosur 5 shqiptarë, dërgohen me helikopter në Romë

46
0
Shares

Mediat italiane bëjnë të ditur se një helikopter me 9 të plagosur nga tërmeti në Amatrice, ka mbërritur rreth mesditës, në spitalin Gemelli në Romë. Mes të plagosurve janë 5 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Gazeta “La Repubblica” bën të ditur se një grua shqiptare, me këmbë të thyer, është futur në sallën e operacionit.
Në helikopterin me të plagosur që mbërriti në Romë është edhe një vajzë 12 vjeçare, me traumë në kokë. Asnjëri prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.
Më herët, mistria e Jashtme shqiptare “garantoi” se nga tërmeti në Itali, nuk ka viktima shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY