DETAJE/ Biznesmeni mashtrohet on-line, i vjedhin 10 mijë euro dhe 27 mijë...

DETAJE/ Biznesmeni mashtrohet on-line, i vjedhin 10 mijë euro dhe 27 mijë USD

61
0
Shares

Një biznesmen shqiptar është mashtruar nga disa hackersa on-line, të cilët kanë arritur t’i marrin shuma të konsiderueshme parash. Policia bëri të ditur se shtetasi me inicialet  I. A., 68 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim menjëherë sapo ka konstatuar mashtrimin. Ai ka qenë duke kryer një transfertë bankare për një kompani kineze, për llogari të blerjes së disa mallrave, kur hackers-at kanë vijuar transfertën duke ndërhyrë nëpërmjet një adrese e-maili false.
Hackersat me adresa false, kanë përvetësuar paratë e tij, me të cilat mendonte se po paguante mallrat e blera nga kompania kineze “Shangazi CET Electric Co.LTD”.
Pas kësaj, biznesmeni 68-vjeçar me iniciale I. A., ka bërë denoncimin dhe policia ka nisur hetimin.
Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë kallëzimin dje  nga shtetasi me inicialet I. A., i datëlindjes 09. 12. 1948, banues në Tiranë, me profesion biznesmen.
Sipas policisë, ai ka kallëzuar se është mashtruar on-line, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën 10 610 euro dhe 27.797 USD amerikanë nga persona të panjohur me një adresë e-maili fals wfsi1079@163.com dhe nëpërmjet mashtrimit me anë të të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shangazi CET Electric Co.LTD. Po punohet për identifikimin e autorëve, njoftoi policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY