FOTO SKANDAL/ Tepelenë, punimet në rrugë shkatërrojnë pasuri të rëndësishme arkeologjike

FOTO SKANDAL/ Tepelenë, punimet në rrugë shkatërrojnë pasuri të rëndësishme arkeologjike

130
0
Shares

Image GalleryNjë shqetësim qytetar i bërë publik në rrjetet sociale, përveçse denoncon shkatërrimin e një pasurie të rëndësishme arkeologjike, denoncon njëherazi edhe indiferentizmin e strukturave shtetërore, përballë fakteve, të dukshme.
“Pa dashur, dje, kam qenë në një ‘skenë krimi’ pranë godinës së ish-komunës Qesarat, Tepelenë. Nga një vëzhgim i përshpejtuar konstatova struktura murale solide dhe qeramike e cila i përket tri periudhave kulturore: helenistike, romake dhe antikitet i vonë (shek III para Krishtit deri ne IV-V pas Krishtit). Komunikova me të gjithë aktorët dhe faktorët e mundshëm që subjekti ‘Vega – Konstruksion’ të ndalonte punimet dhe ti lihej radhë gërmimeve arkeologjike, por nuk qe e thënë. Edhe në këto momente punohet  (shkatërrohet).
Kryetari i fshatit Qesarat i irrituar me njofton se punimet vazhdojnë pa asnjë mbikëqyrje arkeologjike. “Urime” sistemit tonë kulturor për këtë kontribut”, denoncon Spiro Nika, ndërsa publikon edhe këto foto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY