VIDEO 3D/ Ja skema e grabitjes së bankës në Bllok

VIDEO 3D/ Ja skema e grabitjes së bankës në Bllok

56
0
Shares

Bazuar mbi versionin paraprak të grupit hetimor, Televizioni Klan sjell të rindërtuar grafikisht, nëpërmjet skemës 3D, se si dy autorët arritën të kryenin grabitjen e bankës në zonën e ish – Bllokut, pak ditë më parë.
Ata dyshohet se fillimisht kanë ndërruar fishekun e derës së ish pub -it në bodrum dhe që aty kanë hyrë brenda.
Autorët fillimisht kanë tentuar ta hapin murin në fund të ish pub -it, por duke hasur në beton, ata janë zhvendosur në magazinën e bodrumit, ku ndodhet muri ndarës me dhomën kasafortë të bankës.
Gjatë punës me çekiç, daltë dhe kriko për hapjen e murit ndarës, sensori sizmik i instaluar në dhomën kasafortë ka identifikuar rreth orës 20:15 të datës 5 Korrik, tentativën e parë për çarjen e murit dhe ka aktivizuar alarmin që ka sinjalizuar në telefon Drejtorin e bankës, Shefin e Sigurisë së bankës dhe tek shërbimi privat i sigurisë fizike.
Sipas hetuesve rezulton se, Drejtori i bankës dhe përgjegjësi i Sigurisë për filialin nuk kanë kontrolluar në brendësi të dhomës kasafortë, por thjeshtë kanë hapur derën kryesore të saj, duke vrojtuar nga jashtë dhe më pas janë larguar.
Mëngjesit e datës 6 Korrik, rreth orës 05:00, sensorët sizmikë kanë sinjalizuar për tentativën e dytë, për çarjen e murit, sinjalizim ky që është vlerësuar vetëm pas 5 orësh, në orën 10:00 të paradites, ku është bërë sërish kontroll në të njëjtën mënyrë dhe nuk është konstatuar gjë.
Sipas Prokurorisë, të shtunën më datë 6 Gusht dallohet nëpërmjet pamjeve filmike të kamerave të sigurisë se kanë vajtur tek dhoma kasafortë, Drejtori i bankës Luigj Gjonaj dhe Shefi i Sigurisë së kësaj banke Florjan Skarra, por nuk kanë konstatuar gjë.
Mendohet se muri është hapur plotësisht, në përmasa 50 me 30 centimetra për të hyrë lirisht një person, të shtunën në darkë.
Sipas hetuesve, veprimin përfundimtar autorët e kanë kryer për rreth 6 minuta, mbrëmjen e datës 06 Gusht, ku kanë hyrë në orën 23:13 minuta dhe kanë dalë në orën 23:19.
Njëri prej autorëve ka hyrë brenda ambienteve të dhomës kasafortë të bankës dhe ka marrë nëpër raftet metalike shumën e rreth 190 milionë lekëve të vjetra dhe janë larguar.

Për të ndjekur videon, klikoni këtu…
https://youtu.be/pMrgfXdoA-M

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY