Ja cilët janë 5 sektorët që punësojnë më shumë në Shqipëri

Ja cilët janë 5 sektorët që punësojnë më shumë në Shqipëri

64
0
Shares

Sektorët që aktualisht sigurojne rritjen e punësimit në Shqipëri nuk janë më financa ose telekomunikacioni (që dikur ishin nxitësit e investimeve në teknologji), por janë industritë e bazuara ne perdorimin intensive te punës (krahasuar me teknologjine).

Shembulli më i qartë është industria përpunuese kryesisht tekstile dhe këpucë (që punon me materiale të porositura), ose call center.Sipas sondazhit të fundit të INSTAT-it, keto sektore kanë rritur numrat e punësimin me 22% me bazë vjetore matur në fund të shtatorit 2014.Këto janë industritë që si avantazh kryesor konkurrues, kanë perdorimin e fuqisë se lire punëtore.Disa të dhëna më poshtëmund të japin një pikëpamje me komplete:

1.Kompanitë e tekstileve dhe këpucëve që punojnë kryesisht me materiale të porositura dhe me një vlerë të ulët të shtuar në procesin teknologjik perbejne numrin me te madh në

listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj shqiptarë me 24 ndërmarrje. Në total, sipas INSTAT-it, sektori fason, tekstilet dhe këpucët punëson rreth 31.000 individe, apo rreth 9% të të punësuarve në total. Ky sektor ka treguar performancë pozitive në vitin 2014;

2. Janë 12 ndërmarrje Call Center në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj, që punësojnë një total prej 9.500 individe;

3. Punëdhënësi i tretë më i madh në listën e 100 më të mëdhenjve, është i sektori Financave dhe Bankave. Në totalfund të periudhës 9-mujore në 2014 sipas Shoqatës së

Bankave16 banka në vend kanë pasur 6.745 të punësuar, me një shtesë neto prej vetëm 37 të punësuarve krahasuar me fundin e vitit 2013. Vitet e fundit sektori bankar ka parë

stagnacion duke mos hapur vende të reja pune, ndryshe nga periudha deri në 2008, kur ai ishte në periudhën e tij të artë;

4. Energjia është sektor i katërt më i madh në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj, me rreth 6.200 punonjës. Hidrokarburet, ndonëse kanë parë zhvillim të shpejtë deri

në 2013, nuk kanë treguar rritje të konsiderueshme të punësimit të drejtpërdrejtë, për shkak të investimeve në teknologji dhe delegimit të një pjese të shërbimeve për nën-

kontraktuesit. Ulja e çmimit të naftës ne tregjet nderkombetare, ka një ndikim negativ në rritjen e këtij sektori gjithashtu;

5. Sektori arsimor privat është një nga sektorët që ka pasur ngritje vitet e fundit, duke rezultuar me rreth 1.200 të punësuar në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj,

sipas të dhënave të punësimit.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë trendin: si burimet e financimit për biznesin shqiptar janë pakësuar (më pak kredi, remitancat ne ulje, etj), dhe si pasoje kompanitë janë duke investuar më pak në sektorët qe jane intensive ne kapital (dmth qe perdorin më pak teknologji), dhe e kanë kthyer vëmendjen e tyre te perdorimi i kapitalit njerëzor. Kjo ka shkaktuar uljen e produktivitetit për punëtor, por ka rritur dhe numrin e të punësuarve si dhe të prodhimit të përgjithshëm.Reduktimi i produktivitetit (i matur si volumi i shitjeve

neto për punëtor) në pamje të parë duket një fenomen negativ, sepse e bën ekonominë e Shqipërisë më pak konkurruese. Në fakt, ky trend duket se pasqyron përpjekjet e ekonomisë shqiptare për të ndryshuar, imponuar nga reduktimi i burimeve të financimit

dhe adaptimi i realiteteve të reja gjeopolitike (pasigurisë në zonën e Maghrebit).

Ky kontekst po detyron kompanive të investojnë më pak në teknologji të shtrenjtë dhe të promovojnë aktivitete prodhimi që janë larguar nga vendet e shqetësuara nga lufta.

Tendenca për të investuar në industri te bazuar ne krahun e lirë të punës nuk është lajm i mirë për të sapo diplomuarit tanë duke qënë se kërkesa e tregut për aftësitë e tyre të fituara me shume perpjekje, zvogëlohet.Kjo përkthehet drejtpërdrejt jo aq shumë në

shifra absolute të punësimit, sa në mospërputhjen midis aftësive dhe diplomave në ofertë dhe per çfarë ndërmarrjet kanë nevojë dhe kërkojnë për të punësuar.

Se fundmi edukimi i pergjithshem dhe edukimi VET duhet te motivoje te rinjte te zhvillojne aftesite e tyre me te mira per sipermarrjen duke krijuar pse jo, dhe bizneset e tyre. Ky fenomen pritet te jete me i theksuar ne sektore qe kerkojne investime me te vogla ne kapital dhe njohuri te specializuara si psh ne teknologji informative. Per te mbeshtetur kete tendence, qeveria shqiptare po adopton dhe promovon praktikat me te mira te huazuara nga vende te tjera te BE-se si dhe nga ato te rajonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY