EMRI & FOTO/ Shqiptari “i lutet” policisë: Më arrestoni, më mirë në...

EMRI & FOTO/ Shqiptari “i lutet” policisë: Më arrestoni, më mirë në burg se me gruan time!

42
0
Shares

Mund të duket absurde, por ka edhe nga ata që preferojnë më mirë burgun sesa qëndrimin me gruan në shtëpi. Bëhet fjalë për shqiptarin Durim Bahja 37 vjeç, i cili prej kohësh vuante masën arrest shtëpie. Ai u detyrua të thyejë masën e sigurisë, vetëm e vetëm që të qëndronte larg gruas së tij.
Ky lajm u bë publik nga mediat italiane të cilat e cilësuan si një rast tepër të pazakontë.
Bahja ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat shkruajnë se shqiptari ka telefonuar agjentët e policisë dhe u ka thënë se e ka thyer arrestin shtëpiak. Bahja ka pohuar para policisë se e ka thyer me qëllim masën e sigurisë pasi sipas tij ishte më mirë të qëndronte në burg sesa me bashkëshortes së tij. Gjithashtu ai ka thënë se është i gatshëm të kryejë edhe ndonjë krim  mjafton që të mos qëndrojë në shtëpi.
Megjithatë, gjyqtarët e kanë refuzuar kërkesën e tij dhe e kanë rikthyer sërish në banesë, pranë gruas. /tvklan.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY