Presidenti Nishani pret nënkampionen e Europës, atleten Luiza Gega

Presidenti Nishani pret nënkampionen e Europës, atleten Luiza Gega

35
0
Shares

Kreu i Shtetit shqiptar priti sot në një takim të veçantë atleten Luiza Gega, e cila u shpall pak ditë më parë nënkampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Amsterdam të Holandës. Pjesë e këtij takimi ishte edhe trajneri i saj Taulant Stërmasi.
Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, pasi e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi zonjën Gega dhe trajnerin e saj për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY