Krimet e Rënda refuzojnë lirimin e Emiljano Shullazit

Krimet e Rënda refuzojnë lirimin e Emiljano Shullazit

60
0
Shares

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për revokim të masës së sigurisë. Aktualisht ai ndodhet nën masën e arrestit me burg marrë për të në datën 5 maj.
Sipas gjyqtarit Idriz Mulkurti për të akuzuarin nuk kanë ndryshuar kushtet edhe pas dy muajsh.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka sjellë si prova para gjykatës disa veprime të tjera hetimore të kryera gjatë kësaj kohë, të cilat faktojnë përfshirjen e Emiljano Shullazit në disa ngjarje kriminale.
37-vjeçari akuzohet për krijim të grupit të strukturuar kriminal, gjobëvënie, përvetësim prone, si dhe kërcënimin e akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
Avokati i Shullazit Vladimir Meçe deklaroi se nuk ka prova mbi bazë të cilave të mbahet në qeli Shullazi.
Sipas tij, Shullazi qëndron në qeli pa prova, por mbi thashetheme mediatike, si dhe për shkak të manipulimit të opinionit.
Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani akuzohen për disa vepra të rënda penale. Ata nuk i kanë pranuar akuzat, ndaj kanë kërkuar lirimin duke pretenduar se arrestimi është i padrejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY