Itali, shqiptari nuk pranonte ndarjen, merr peng ish-të dashurën rumune

Itali, shqiptari nuk pranonte ndarjen, merr peng ish-të dashurën rumune

60
0
Shares

Rrëmben ish-të dashurën e tij duke kërcënuar për të kryer edhe vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe ka për protagonist një 27 vjeçar shqiptar, i cili nuk ka pranuar ndarjen nga e dashura rumune, duke ndërmarrë aktin që i shkaktoi arrestimin.
I riu shqiptar ishte në një lidhje dashurie prej disa muajsh me një rumune 30 vjeçare, e divorcuar dhe me fëmijë.
Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar kishte nisur lidhjen në muajin maj por ajo nuk ka zgjatur shumë. Rumunia ka vendosur të largohej për në Padova ku kishte jetuar më herët dhe ku kishte edhe një djalë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari pas rënies në dashuri, ishte përhumbur në një xhelozi patologjike dhe kjo kishte shkaktuar grindje të shpeshta. Megjithëse u ndanë, i riu i shkoi disa herë në shtëpi gruas.
Pas takimit të fundit në Faenza, 27 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka kërcënuar se do të vetëvritej me thikë, ndërsa ka tentuar ta marrë me forcë gruan në makinën e tij.
Fatmirësisht, një patrullë policie u gjend rastësisht në zonë, e cila ndërhyri duke arrestuar në flagrancë shqiptarin. Ai u dërgua në burgun e Ravenna-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY