ILIR SECI/ “Krishti ka qenë i majtë!” – Nuk e thotë vetëm...

ILIR SECI/ “Krishti ka qenë i majtë!” – Nuk e thotë vetëm Keti Bazhdari

155
0
Shares

Lexova dikund se socialistja Keti Bazhdari paska thanë që Krishti ka qenë i majtë! Nuk asht thanie e re kjo thanie e shoqes socialiste Keti Bazhdari. Vite para saj e kanë thanë të tjerë nga radhët e Partisë ku aderon sot Bazhdari. Po ja kujtojmë këtë fragment se në çfarë rrethanash e kane thanë atë gja anëtarët e Partisë së Ketit:
“… Nga policët e armatosur i gjithë personeli u grumbullua në ‘rrefectorio’ për një mbledhje. Një major i ri, i drejtohet At Mark Harapit e me ironi i thotë:
– ‘Hë, çfarë keni kundër nesh ju jezuitët? Ti e din që Krishti ka kenë komunisti i parë!?’.
– ‘Po’, – ashtë aty për aty përgjigja e filozofit, – Vërtetë Krishti ka kenë komunisti i parë, por ai nuk kishte armë!’.
Kjo natyrisht shkaktoi duartrokitjet spontane të seminaristëve, por edhe goditjen me qytë që oficeri partizan hodhi fratin përdhe e që edhe aty e pasuan shqelmat e goditjet e të tjerëve…”.
… Besoj se Keti Bazhdari te paktën e ka dëgjue se çfarë u punuen të Majtët e Partisë Punisto-Socialiste, Jezuiteve e Françeskanëve Shqiptarë?! E deri sot në nadje Partia e shoqes Keti hala s’ka kërkue as falje për ato krime!…
Me pasë kush me i thanë shoqes Bazhdari :
– “Po maj Keti, po, Krishti edhe mundet me pasë kenë i majtë, por mos harro edhe atë tjetrën që Krishti nuk i ka durue hiç tregtaret dallkaukë! Njatë sojin e tregtareve që e përzuni me kamxhik nga shkallet e tempullit te Zotit!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY