Fshatari nga Oboti dhe Teme Sejko

Fshatari nga Oboti dhe Teme Sejko

121
0
Shares

Foto Ilustruese

teme sejko

Teme Sejko

Në vitin 1960 organet e Sigurimit të Shtetit në kuadrit e luftës kundër “armikut të brendshëm”, arrestuan një fshatar nga Oboti. Për një vit hetuesi, nën dajak e torturë e bënë fshatarin të “pranonte” fajet që ata kishin vendosur për të.
Fshatari që nuk dinte as të shkruante akuzohej se në bashkëpunim me Teme Sejkon, flotën e 6-të amerikane, jugosllavët, monarko-fashistët grekë, etj, bënte pjesë në një organizatë klandestine e cila do përmbyste me forcë “pushtetin popullor”, duke formuar banda, zhvilluar agjitacion e propagandë, etj. Pasi dosja u kopsit plot me “prova”, “bashkëpunëtori” i Teme Sejkos doli në gjyq.
Në seancën e parë, u zhvillua ky debat midis kryetarit të gjykatës dhe fshatarit:
-Kryetari: I pandehur, i pranoni akuzat, d.m.th. që në bashkëpunim me tradhtarin Teme Sejkon keni komplotuar kundër Republikës Popullore të Shqipërisë?
-Fshatari: O zotni gjykatës, aman më thoni, Temja a asht burrë apo grue?

Kastriot Dervishi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY