HETIMET/ Pronari shqiptar i picerisë viktimë e “Ndraghetës”…!

HETIMET/ Pronari shqiptar i picerisë viktimë e “Ndraghetës”…!

35
0
Shares

Dy ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar, Ariton Shaskaj, në Komunën e Velletrit, pranë Romës, mediat italiane publikojnë detaje të reja rreth dinamikës së ngjarjes.
“Corriere Della Sera” shkruan se, vrasësi ka pritur derisa shqiptari të ishte plotësisht i ekspozuar dhe e ka qëlluar pas shpine, pikërisht në momentin që ai u ngrit të fliste më një klient.
Një atentat i stilit mafioz, ku ekzekutuesi zbret nga motori dhe qëllon me gjakftohtësi mbi shënjestrën e tij. E përditshmja, italiane shkruan se ndaj 33-vjeçarit shqiptar u qëllua 4 herë. Vetëm një nga plumbat doli bosh, ndërsa 3 të tjerët e qëlluan viktimën në kokë dhe në kurriz.
Autoritetet italiane nuk japin më shumë detaje për vrasjen, pasi hetimet janë në zhvillim. Vrasja e tij mbetet mister, por mediat në vendin fqinj, aludojnë se krimi mund të jetë bërë për shkak të lokalit, në një zonë ku biznesi i paligjshëm i makinetave të fatit dhe drogës, kontrollohet nga “Ndragheta”.
Ariton Shaskaj jetonte prej 20 vitesh në Itali me bashkëshorten Medinën dhe 2 fëmijët, 4 dhe 5 – vjeç. Që prej 2010 -ës, ai kishte hapur picerinë “Peccati di Gola”, në Velletri. Ai ishte një person pa precedentë penalë, nuk njihej si problematik në zonë dhe gëzonte vlerësimin e banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY