DOKUMENTI I BE/ Zhvlerësohet “gatishmëria” e Edi Ramës për të zëvendësuar Britaninë,...

DOKUMENTI I BE/ Zhvlerësohet “gatishmëria” e Edi Ramës për të zëvendësuar Britaninë, Shqipëria nuk përfshihet në planet e zgjerimit të BE-së

37
0
Shares

Dokumenti i BE-së i siguruar nga ‘Radio Evropa e Lirë’, dhe thotë se është ngarkuar zyrtarja e lartë e Punëve të Jashtme të BE Federica Mogherini për të siguruar vlerësimet strategjike.

BE i “ngrin buzëqeshjen në buzë” hokatarit Edi Rama. 
“Radio Evropa e Lirë” ka siguruar së fundi një dokument për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synon integrimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe që konsiderohet si “investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”. Por bie në sy që në këtë dokument nuk përmendet vendi ynë në planet e Bashkimit Europian për integrimin në BE në vitet e ardhshme.
“Politika e zgjerimit, e cila aktualisht përfshin Turqinë dhe disa vende në Ballkanin Perëndimor, siç janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia është përshkruar si një “investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”, shkruan REL.
Sipas dokumentit për të siguruar vlerësimet strategjike është ngarkuar Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme në BE. Sidoqoftë në dokument nuk jepen afatet kohore se kur do të ndodhë integrimi në BE i këtyre vendeve.
screenshot_5-47-700x693Lajmi nuk tingëllon i mirë për Shqipërinë, por edhe për kryeministrinn Eid Rama.
Rreth katër muaj më parë, kryeministri hokatar Edi Rama gjatë pyetjeve nga gazetarët në Samitin e BERZH-it në Londër i dha “zgjidhje” dilemës më të madhe që ka aktualisht Bashkimi Evropian.
Një nga gazetaret e pranueshme kërkoi të dinte opinionin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor mbi çështjen “BREXIT”.
Ndërsa, Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç u përgjigj se sipas mendimi të tij Britania nuk do të dalë nga BE, Rama ndërhyri duke thënë: “Nëse del, ne jemi gati ta zëvendësojmë”.
Por pas zbulimit të këtij dokumenti të fundit, batuta e Ramës është asgjë më shumë se sa një “demonstrim gatishmërie”, që për deri sa kryeministri shqiptar e përdor për të bërë të qeshin të tjerët, nuk ka pse BE ta marrë seriozisht…
edi rama - aleksanda vucic, berzh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY