FOTO/ Policia, dhune ndaj pronarit te restoranteve “Era” dhe te birit

FOTO/ Policia, dhune ndaj pronarit te restoranteve “Era” dhe te birit

48
0
Shares

Policia ka rrahur mbrëmë pa asnjë shkak një qytetar të Tiranës ndërkohë që e gjetën të levizte me makinë që kishte një gjobë të papaguar.

Altin Ballari, nje nder biznesmenet e njohur ne Tirane, pronar I rrjetit te restoranteve “Era” ka denoncuar sot në rrjetet sociale dhunën që ushtroi policia ndaj të birit ndërkohë që ai po kthehej në shtëpi.

“Sa herë që lexoj lajme për qytetarë të ndaluar me motivacionin e kundërshtimit të policisë së shtetit, unë prirem t’u jap të drejtë uniformave blu sepse e di që ne jemi popull gjaknxehtë dhe jo aq korrekt me respektimin e ligjit.

Por duke e provuar arrogancën policore mbi kurrizin tim, sot dhe në disa raste të tjera, pohoj me hidhërim se nuk është tamam kështu. Fatkeqësisht, ne kemi në anën e mbrojtësve të rendit njerëz që e shkelin ligjin me të dyja këmbët dhe, më e keqja, në emër të tij.

Ne kemi ende një polici të dhunshme dhe manipuluese, që shpesh herë më ngjan me bandën e Arturo Uisë”, shkruan Bamllari.

Bannlari ka rrëfyer më pas historinë e trsihtë të mesit të natës deri në orët e para të mëngjesit në rrugë, në makinë, në komisariat.

“Ora 00:30. Një telefonatë më zgjon nga gjumi. Është im bir që kthehet nga dita e parë e punës në biznesin tonë familjar. E ka ndaluar patrulla e policisë për t’i bërë test alkooli. Sapo është mbyllur e shtuna, ai është 22 vjeç dhe në tubin e policit nuk ka asnjë shenjë sepse im bir, ndryshe nga shumë të tjerë, është mësuar të respektojë rregullat dhe ligjet. Megjithatë, patrulla e natës i kërkon dokumentat. Sërish gjithçka e rregullt. Pastaj polici shikon targat dhe merr qendrën. Pasi i konfirmojnë se mjeti ka një gjobë të papaguar, i shkëlqejnë sytë që qytetari gjendet në faj. “Makina do të bllokohet dhe ti do të vish me ne në qendrën e bllokimit.”

“Kapoja qeros dha urdhër të na ndalojnë, këtë radhë që të dy, dhe policët me të në krye na u vunë pas, derisa na shtrinë përtokë, dhunuan, gjakosën trotuarit dhe na shtrënguan prangat si kriminelë. Pastaj ndezën si nëpër filma policorë sirenat, i rranë kundravajtje një cope të unazës dhe me shpejtësi skëterrë, pa pyetur për semaforë, na degdisën në komisariat, drejt e në birucë”, tregon ai.

Ata mbahen në polici deri në orët e para të mëngjesit dhe më pas lirohet.

Ndërkohë Ballari akuzon për dhunën oficerin Gerald Baka.

“Nëse kapoja qeros Gerald Baka, ai që dhunoi djalin tim, nuk përgjigjet deri më një para ligjit, mos t’ju vijë çudi që një biznesmen, një qytetar i paqtë e kontribues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, të bëjë një ditë vetëgjyqësi. Unë s’mund të pranoj t’i paguaj taksa një shteti që inkurajon modele qerosash fashistë.

Le të shërbejë ky shkrim edhe si kallëzimi im për prokurorinë e Tiranës dhe shpresoj që ajo të veprojë sa më parë”, thekson ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY