FOTO & HUMOR/ Si e shohin Ramën dhe si i lexojnë fjalimin...

FOTO & HUMOR/ Si e shohin Ramën dhe si i lexojnë fjalimin e tij për kombëtaren…!

42
0
Shares

Investimi i kryeministrit Edi Rama, në festën me stërlodhshme me disa stacione, për nder të kthimit “me sukses në atdhe” të kombëtares së futbollit, është përcjellë me ironi dhe fotomontazhe ironike në rrjetet sociale.
Një i tillë është edhe ky fotomontazh i shpërndarë në “Facebook” nga Naim Noka, bashkë edhe me “leximin” e tij ndryshe të fjalimit të kryeministrit Edi Rama.
“Topi është gjithmonë i rrumbullakët! Unë jam i sigurt se edhe kjo kombëtare nuk mund të mos kishte 11 lojtarë në fushën e blertë dhe dy portierë rezervë të cilët nuk mund të ndërrohen pa u dëmtuar portieri i pare Berisha. Sic e dini unë jam i dënuar përjetësisht të dua një Berishë dhe sigurisht në sajë të reformës tashmë Rilindja e ka zgjedhur rrugën e saj ! Prandaj jam shumë i lumtur që sot ju jeni ambasadorë jo si ambasadori Kemal por më në fund sic e kam theksuar tre vite më parë e fituat europianin por edhe eurotopianizmin! Rroftë Topi i rrumbullakët! Rrofshi ju! Rrofte De Biazi!”, ironizon Naim Noka me fjalimin e kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY