VIDEO/ Gazetarja sulmohet me grushte gjatë transmetimit “Live”

VIDEO/ Gazetarja sulmohet me grushte gjatë transmetimit “Live”

47
0
Shares

Një gazetare e Telemundos u gjuajt me grusht në fytyrë gjatë një transmetimi LIVE në Philadelphia, SHBA.
Iris Delgado ishte duke mbyllur raportimin e saj, përpara bashkisë së qytetit kur një grua iu afrua dhe pastaj e sulmoi.
Sipas videos, fillimisht, ajo e preku Delgadon në krah, duke u përpjekur t’i tërhiqte vëmendjen ndërsa ajo ishte në transmetim dhe i thoshte: “Me fal, më fal”.
Pastaj e tërhoqi për flokësh dhe ia plasi në fytyrë, duke shokuar spikerin kryesor të lajmeve që ndërpreu menjëherë lidhjen.
Nuk dihet se pse ndodhi sulmi, por Uahida Uilson është arrestuar dhe paditur për sulm fizik dhe sjellje të pakontrolluar e të rrezikshme për sigurinë e të tjerëve. (r. a. illyria)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY