EMRI/ Arrestohet në Shijak i dënuari me 27 vjet burg në Itali

EMRI/ Arrestohet në Shijak i dënuari me 27 vjet burg në Itali

53
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në drejtorinë Vendore ët Policisë së Durrësit, ndalojnë një person të dënuar në Itali me 26 vjet e 10 muaj burgim.
Në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë midis drejtësisë Italiane dhe asaj Shqiptare, kanë bërë të mundur ndalimin e  personit në kërkim ndërkombëtar, Nek (Skënder) Driza 46 vjeç, banues në Shijak.
Ndalimi i tij u bë pasi gjykata e Shkallës së Parë Durrës me Vendimin Nr. 273, datë 26. 04. 2016 ka caktuar masën  e sigurisë “Arrest me burg”, për efekt të njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës së Apelit L’ Aquila në Itali, e cila e ka dënuar me 26 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të  mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY