EMRI/ Identifikohet dhe arrestohet shoferi që aksidentoi me vdekje fëmijën 11-vjeçar

EMRI/ Identifikohet dhe arrestohet shoferi që aksidentoi me vdekje fëmijën 11-vjeçar

45
0
Shares

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë  identifikimin dhe arrestimin e 30-vjeçarit Aleks Beko, banues në Elbasan.
Ky person u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi  duke drejtuar  mjetin e tij  tip “BMW”, me targa  AA 444 NU, në  aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka gjetur vdekjen  këmbësori, shtetasi E. K., 11 vjeç, banues në Elbasan . Gjithashtu është  dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Aleks Beko dhe pasagjeri i tij, shtetasi B. Ç., 47 vjeç, banues në Elbasan, të cilët u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e  Rregullave të Qarkullimit Rrugor”  parashikuar nga  neni 290 i Kodit Penal.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Elbasan, BMW përplas fëmijën, vdes në spital 11 vjeçari
/web/Elbasan_BMW_perplas_femijen_vdes_ne_spital_11_vjecari_20213_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY