DETAJE/ Prerja e kokës së shqiptarit u urdhërua nga bosi i drogës

DETAJE/ Prerja e kokës së shqiptarit u urdhërua nga bosi i drogës

47
0
Shares

Policia greke ka zbardhur motivin e masakrimit të shqiptarin Dritan Terpollari në Veri të Greqisë. Sipas një shkrimi në “Huffington Post-in” grek, motivi i krimit makabër mendohet që të jetë droga, pasi mendohet se viktima nuk kishte dorëzuar një sasi droge apo kishte mbajtur një pjesë të parave nga shitja e lëndëve narkotike.
Të dyshuarit janë 4 persona, që dyshohet se disa prej tyre mund të jenë arratisur në Shqipëri. “HuffingtonPost” në gjuhën greke e quan këtë krim vepër të mafies së drogës dhe e lidh me Kanunin në vendin tonë. Gazeta prestigjoze, duke cituar burime nga Policia shkruan se vrasja e Terpollarit është urdhëruar nga grupet mafioze që trafikojnë drogë në kufirin greko-shqiptar.
Hetimet thuhet se janë në rrugën e duhur dhe është vetëm çështje ditësh deri sa ngjarja të zbardhet e plotë. Shqiptari 26-vjeçar, që u gjet me kokë të prerë në një stallë bagëtish më 9 maj të këtij viti punonte si çoban në zonë.
Policia greke ka marrë dëshmi nga persona të ndryshëm dhe dëshmitarë okularë dhe ka dalë në përfundimin se vrasja e Terpollarit është e paguar.
Sipas Policisë, janë katër persona që kanë organizuar vrasjen e shqiptarit dhe dyshohet fort se ajo është urdhëruar nga një bos mafioz që kontrollon trafikun e drogës në Veri të Greqisë.
Një bari shqiptar që punon në një stan pranë Janinës rrëfeu dje para hetuesve grekë vrasjen makabre të shqiptarit Bledar Terpollari. Ai tregoi se autorët janë shqiptarë dhe e detyruan që t’u tregonte fermën ku punonte Terpollari. Një zyrtar policie tha për mediat greke se bariu shqiptar që dëshmoi nuk fliste me emra për autorët e vrasjes, por tregonte pseudonimet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY