SHËNIM/ Artur Bushi paralajmëron arratisjen në “drejtimin e duhur”

SHËNIM/ Artur Bushi paralajmëron arratisjen në “drejtimin e duhur”

47
0
Shares

“Zonë krimi”, e cilësuan bashkinë e Krujës, qytetarë të shumtë të kësaj bashkie sot, ndërsa e rrethuan me shirit dhe kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Artur Bushi.
Kjo kërkesë erdhi pas publikimit të formularëve dhe pranimit prej tij, të disa precedentëve penalë, ndërsa PD e akuzon për fshehjen e identiteteve dhe precedentëve ët tjerë.
“I premtoj SHQUP-it që nuk do t’i lëj deri në gjykatën e Strasburgut për dëm moral të përsëritur për më shumë se dy vite”.
Ky është, një pjesë e reagimit të sotëm të kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.
Por, sipas standardit më të fundit të Klemend Balilit, një tjetër rilindës me precedentë penalë, pritet që pas “kërcënimit” me gjyq edhe Artur Bushi të arratiset.
A nuk bëri edhe Klemend Balili këtë…?!
Doli në TV pas akuzave mediatike dhe politike dhe paralajmëroi…
“Se mendoja që akuzat politike bëheshin thjesht në kohë fushatash, por kjo fushatë shpifje dhe denigrimi me emra të përveçëm të zyrtarëve të PD-së, do të marrë përfundimisht një zgjidhje ligjore. Këdo që do të përbaltë emrin tim, do ta çoj për shpifje në gjykatë”, u shpreh Balili disa ditë më parë.
Dhe pas këtij “kërcënimi” me gjykatë, nuk ka polic që ta dijë, biles as Saimir Tahiri vetë, se ku ndodhet Klemend Balili…

Artur Bego

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY