Babë e bir tregojnë në polici si e vranë elektriçistin e OSHEE-së

Babë e bir tregojnë në polici si e vranë elektriçistin e OSHEE-së

59
0
Shares

Elektriçisti Hajri Gullci kishte pasur edhe më herët probleme me familjen Hoxha. Në një rast tjetër, sipas Dhimitër dhe K.Hoxha ai i kishte prerë dritat në mënyrë të pdrejtë dhe për këtë arsye mes tyre ka pasur një sherr. Kur e kanë parë t’i afrohej shtëpisë së tyre përsëri, babë e bir dolën me një levë në dorë. Ata menduan se elektriçisti 60 vjeçar kishte ardhur përsëri për t’i prerë dritat, ndaj dhe e kanë goditur pasi janë sharë.

Dhimitër Hoxha dhe djali i tij 20-vjeçar, K. Hoxha, thanë se nuk donin ta vrisnin Gullcin, por ai përplasi kokën në tokë dhe kjo i kishte shkaktuar vdekjen.
“Debati me elektricistin Hajri Gullci nisi disa kohë më parë, për arsye se ai na preu dritat me pa të drejtë. Nuk deshëm ta vrisnim, por në gjaknxehtësi e sipër, pasi na ofendoi, e qëlluam.Por ai u rrëzua dhe koka iu përplas në tokë”.

Policia tha se elektriçisti i OSHEE-së shkoi për të kontrolluar linjën elektrike, pasi kishte dyshime për lidhje të paligjshme. “Hajri Gullci ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me levë në kokë”, bënë të ditur burime nga grupi hetimor. Ndërkaq, sipas bluzave të bardha, fillimisht viktima kishte mbërritur me shenja jete, por ndërroi jetë në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY