Krujë, i dehuri shkakton aksident automobilistik, plagos 4 persona

Krujë, i dehuri shkakton aksident automobilistik, plagos 4 persona

39
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë,  arrestuan në flagrancë Dritan Kola  44 vjeç, banues në Krujë, pasi në rrugën Laç – Fushë-Krujë, pranë karburant “Gega Oil”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa KR 4505 A është përplasur me mjetin tip  BMË me targa AA 055 MT, me drejtues G. Z.,  37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Për pasojë, janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip BMW, bashkëshortja e tij, M. Z. 32 vjeçe dhe dy fëmijët, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë testit të alkoolit rezultoi se shtetasi Dritan Kola ishte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290 dhe  291 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY