Shukri Xhelilit i dogjën makinën kur takohej me Alisën

Shukri Xhelilit i dogjën makinën kur takohej me Alisën

32
0
Shares

Ne foto, makina e djegur e Xhelilit

Kryetarit të bashkisë së Peshkopisë iu dogj makina në mars të këtij viti pikërisht në periudhën e punësimit të Alisës në një institucion në varësi të bashkisë.

Ngjarja ka ndodhur në 3 mars 2016 dhe makina ishte tip benx. Kur u dogj ajo ishte e parkuar pranë banesës së kryebashkiakut, në zonën pranë spitalit të Peshkopisë. Djegia e mjetit ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të asaj dite në lagjen “Aksioni”. Sipas familjareve makina Mercedes A Class me targe AA 330 HM në pronësi te Klodjan Xhelilit, ishte parkuar përpara oborrit te shtëpisë së kryetarit të Bashkisë.

Kanë qenë fqinjët e familjes që kanë pikasur zjarrin dhe kanë njoftuar familjarët, të cilët kur kanë dalë jashtë kane parë makinën ne flake. Policia ka nisur hetimet dhe po mbledh prova për të caktuar edhe shkaqet e djegies së automjetit. Dyshimet e para të policisë ishin për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës. Për të parë të gjitha rrethanat policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë.

Pas ngjarjes, vetë kryebashkiaku ka bërë me dije se automjeti përdorej nga djali i tij.

Pas hetimeve të ditëve të fundit është mësuar ndërkohë se kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur ai takohej me vajzën 20-vjecare të cilës i kërkoi të takoheshin në darkë dhe me të cilën shkoi në hotel pasi firmosi punësimin e saj në varësi të bashkisë së Peshkopisë, shkruan lajmifundit.al.

Policia kishte një nga pistat e djegies së makinës cështjen e moralit por ajo nuk u bë asnjëherë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY