DETAJE/ “Vizita” e policisë te shtëpia e Klement Balilit u dekonspirua

DETAJE/ “Vizita” e policisë te shtëpia e Klement Balilit u dekonspirua

65
0
Shares

Klement Balili i ka shpëtuar vëzhgimit policor. Ndërsa policia ishte e sigurt sot, se do e gjente në shtëpi Balilin, kur shkoi për ta shoqëruar, kam mbetur e zhgënjyer. Dikush e kishte lajmëruar atë më parë, aq sa të “sakrifikonte” edhe një intervistë dhe ti ikte policisë.
Kur shkoi policia në banesën e tij, ai nuk ndodhej aty, ku kishte raportuar më herët se do të qëndronte deri në pritje të hetimeve, kjo së paku deri në orët e pasdites së të premtes.
Policia ushtroi kontroll atje, pasi u informua se Balili nuk ndodhej në banesë, ku do të jepte një intervistë mediatike. Burime të sigurta policore njoftuan se Balili ka mundur t’i shpëtojë vëzhgimit, ndërsa po kërkohet në fshatrat përreth Delvinës, si edhe në qytetin e Sarandës. Pavarësisht se për të ende nuk ka një fletë arresti ndërkombëtare, ai u njoftua se ishte nën vëzhgimin policor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY