ARTAN HOXHA/ Poturret e Shukriut, s’e mbulojne dot arratisjen spektakolare te Eskobarit

ARTAN HOXHA/ Poturret e Shukriut, s’e mbulojne dot arratisjen spektakolare te Eskobarit

50
0
Shares

Në foto, kompleksi turistik Santa Quaranta në Sarandë, pronë e vëllëzerve Balili

Poturret e grisura te Shukriut, s’e mbulojne dot arratisjen spektakolare te Eskobarit te Ballkanit

Poturret e grisura te Shukriut nuk e mbulojne dot skandalin e Eskobarit te Ballkanit dhe qindra milione euro te perfituara nga trafiku nderkombetar i narkotikeve per te financuar komplekse luksoze turistike dhe fushata te kushtueshme elektorale.

Çudi e madhe ne fakt, sa here media publikon nje skandal te madh kriminal ku perfshihen politikanet me te rendesishem ne vend, menjehere publikohet nje vidio erotike me poturre te grisura, per te shpetuar poturret e arta te udheheqesit te madh. Ndersa prokuroria nuk humbi asnje minute kohe te merrej me hetimin dhe shoqerimin ne polici te poturre-grisurit Shukri, qe nuk dilte dot nga dera e shtepise prej turpit, poturre-floriri i Sarandes i la pendet ne dere dhe u zhduk pa lene gjurme.

Ne rastin e vitit 2006, kur oficeret e policise kriminale te Sarandes, u kapen duke transportuar me furgon me 750 kilogram hashash Lazarati drejt kufirit grek per hesap te poturre-floririt, prokuroria i pushoi hetimet se nuk kishte prova te mjaftueshme.

Ne rastin e fundit, prokurorise vertet nuk i mjaftuan 4 dite per te leshuar nje urdher-ndalimi dhe per te marre ne pyetje poturre-floririn e Sarandes qe e kerkon gjysma e Evropes dhe eshte po ashtu funksionar i larte i shtetit, por ama Shukri hamshorit ia hoqi poturret e grisura nga koka per 5 minuta.

Edhe qeveria veproi me dy standarte, sipas vleres ne treg te poturreve.

Per te shkarkuar nga detyra e drejtorllekut poturre-floririn iu deshen plot 72 ore nga publikimi i skandalit, ndersa poturre-grisurit Shukri ia zbathi poturret per 72 sekonda.

Shoke te pushtetit dhe zotrinj te prokurorise, shtrengojini fort poturret tuaja prej kashmiri, jo per ta ruajtur prapanicen nga poturre-grisurit, por nga poturre-florinjte qe po ua gjeten anen, ua zbathin breket nga koka……

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY