VIDEO SKANDALI/ Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale

VIDEO SKANDALI/ Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale

66
0
Shares

Një rrëfim i pazakontë vjen në TV Ora News ekskluzivisht në emisionin  “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi sot në mbrëmje.
Emisioni publikon një videoskandal të kryetarit të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Pak muaj më parë , një vajzë 20 vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë një denoncim për një kryetar bashkie në një qytet të Shqipërisë.
Pretendimi i saj ishte se Kryetari i kësaj bashkie i kishte premtuar se do t’i gjente një punë në administratën e bashkisë nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Denoncuesja nëpërmjet telefonit, kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai, sipas saj, i kishte kërkuar favore seksuale.

 

Për të ndjekur Videon, klikoni te linku më poshtë …

https://youtu.be/yQ7VsyO_iRU

 

Transkripti i videos



Kryetari i Bashkisë:  E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty
Pas firmosjes së kontratës për 20 vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.


Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?  Afrohu, kështu e ke emrin ti?
Denoncuesja:
Po


Kryetari i Bashkisë: S’ke ndonjë ndryshim shkronje?
Denoncuesja:
Jo


Kryetari i Bashkisë : A je mirë te ….? ….?
Denoncuesja:
Po


Kryetari i Bashkisë: Je shumë mirë aty.
Denoncuesja:
Si është orari?


Kryetari i Bashkisë: Orari? Kur të teket ty.
Denoncuesja:
Dhe sa është rroga?


Kryetari i Bashkisë:  Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave
Denoncuesja:
Sa mund të jetë përshembull?


Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.
Denoncuesja:
Si?


Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?
Denoncuesja:
Si e kishte emrin ky?


Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.
Denoncuesja:
Prit, prit njëherë.
 


Kryetari i Bashkisë: Ça ke?
Denoncuesja:
Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?


Kryetari i Bashkisë:  Jo, çne, punë e thjeshtë është.
Denoncuesja:
Hë?
 

Denoncuesja: Pse më shef?
Kryetari i Bashkisë:
Më pëlqen


Denoncuesja: Ça të pëlqen?
Kryetari i Bashkisë:
Më dukesh e bukur sot


Denoncuesja: Vetëm sot ë?
Kryetari i Bashkisë:
Shpirti…


Denoncuesja: Urdhëro
Kryetari i Bashkisë:
Rrushi…


Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin
Kryetari i Bashkisë:
Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastaj


Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça dmth me këtë?
Kryetari i Bashkisë:
Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çoj


Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë:
Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.


Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?
Kryetari i Bashkisë:
Hë?


Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?
Kryetari i Bashkisë:
Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.


Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?
Kryetari i Bashkisë:
Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush


Denoncuesja: Me kë shoqe.
Kryetari i Bashkisë:
Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.


Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?
Kryetari i Bashkisë:
Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë


Denoncuesja: Po ku shkojshit?
Kryetari i Bashkisë:
Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë


Denoncuesja: E ça bëjshit?
Kryetari i Bashkisë:
Seks bëshim, ça të bëjshim


Denoncuesja: Qeke kënaq
Kryetari i Bashkisë:
Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?


Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka
Kryetari i Bashkisë:
S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…


Denoncuesja: S’kam pas mundësi
Kryetari i Bashkisë:
Ëëë s’ke pas mundësi…


Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?
Kryetari i Bashkisë:
Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.


Denoncuesja: Mirë mirë.
Kryetari i Bashkisë:
Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt


Denoncuesja: Që nuk tregohen
Kryetari i Bashkisë:
Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?


Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.
Kryetari i Bashkisë:
Nipin?


Denoncuesja: Nipin.
Kryetari i Bashkisë:
Po për nesër?


Denoncuesja: S’e di.
Kryetari i Bashkisë:
A do ikësh nesër?


Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…
Kryetari i Bashkisë:
Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…


Denoncuesja: S’ka besim hë?
Kryetari i Bashkisë:
S’ka


Denoncuesja: S’a se e din që… ti shkon me…
Kryetari i Bashkisë:
E di se kryetari të q*…


Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën
Denoncuesja:
Ça të bëj?


Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën


Denoncuesja: Të puç pak.
Kryetari i Bashkisë:
Po


Kryetari i Bashkisë: Afrohu


Denoncuesja: A na shef kush?
Kryetari i Bashkisë:
Kam xhamat e zinj


Denoncuesja: Vërtet?
Kryetari i Bashkisë:
Po, të zinj i kam


Denoncuesja: Po këto para?
Kryetari i Bashkisë:
Edhe këto para të zinj i kam


Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?
Kryetari i Bashkisë:
Duken po është dritë.


Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë
Denoncuesja:
Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej


Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?
Denoncuesja:
Ou? Hë njëherë si të dukem?


Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.
Denoncuesja:
Mirë, jo keq hë?

Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht


Denoncuesja: Ku?
Kryetari i Bashkisë:
Te dhoma


Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel
Denoncuesja:
Si?


Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.
Denoncuesja:
Varja


Denoncuesja: Hajde bosi
Kryetari i Bashkisë:
Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra

Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?


Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.
Denoncuesja:
A ka njerëz?


Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.
Denoncuesja:
S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.


Intervista me gazetarin


Si ike nga hoteli?
Ika duke u justifikuar në mënyra të ndryshme edhe…


Si reagoi?
Më tha që mos ta takoja më


E kuptoi që po e filmoje?
Jo.


Pse ju tha që mos ta takonit më?
Sepse nuk arriti atë që deshi

Për më shumë mund të lexoni edhe …

DENONCIMI/ Kryetari bashkisë së Dibrës në “drejtimin e duhur”…, përfshihet në një skandal seksual
/web/DENONCIMI_Kryetari_bashkise_se_Dibres_ne_drejtimin_e_duhur_perfshihet_ne_nje_skandal_seksual_18831_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY