PD: Skandali seksual i Shukri Xhelilit, dëshmi se çfarë kriteresh ka kjo...

PD: Skandali seksual i Shukri Xhelilit, dëshmi se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune

38
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar sonte për skandalin seksual të denoncuar në TV “Ora News”, ku përfshihej kryebashkiaku i Peshkopisë.
Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për media, “PD shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës. Pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora News, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës. Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY