Edi Rama një vit më parë: Votoni Shukri Xhelilin se do t’ju...

Edi Rama një vit më parë: Votoni Shukri Xhelilin se do t’ju përmirësojë jetën

45
0
Shares

Më pak se një vit më parë, kryeministri Edi Rama, ftonte gratë e Dibrës, që të votonin “drejtimin  duhur” Shukri Xhelili.
Jo më larg se 18 maji i vitit të kaluar Kryeministri Edi Rama prezantoi Shukri Xhelilin si kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane, duke akuzuar ish-kryetarin se nuk ka bërë asgjë për Dibrën.
“Ato gra që e kanë burrin demokrat kokëshkretë që nuk ha pykë, aty te kutia e votimit, vota është e fshehtë edhe burri në punë të vetë, gratë në drejtimin e duhur, vetëm në ‘drejtimin e duhur’”, ka qenë porosia e Ramës për gratë e Dibrës.
Më tej, kryeministri tha se qytetarët në këto zgjedhje duhet të votojnë kandidatin që iu përmirëson jetën atyre.
“Zgjedhjet nuk bëhen për shkopin e Flamurit të PD, por për përmirësimin e jetës së familjeve shqiptare. Pyetja që duhet ti bëjmë vetes është për çfarë do votojmë më 21 Qershor, se kush na jep më shumë besim, kandidatët e SHQUPI-t, apo ne që do vëmë në vijë shërbimin e ujit të pijshëm, do ketë transport do marrë fund historia e çdo komune me furgonët e vetë, që të mbarojë historia e plehrave”,-shtoi ai.
Ndërkohë, pas publikimit të video-skandalit të kreut të Bashkisë së Peshkopisë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministria, e cila deklaron se Shukri Xhelili do të shkarkohet ditën e premte. Sipas deklaratës, shkarkimi do të bëhet me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave. Pas shkarkimit, mësohet se Shukri  Xhelili do të shoqërohet në Polici ku do të merret në pyetje.
rama-shukriu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY