VIDEO/ “Mushkonjat” e Divjakës tani transport droge nga fshatrat e Kavajës

VIDEO/ “Mushkonjat” e Divjakës tani transport droge nga fshatrat e Kavajës

58
0
Shares

Në një kohë që avionët e drogës në jug të vendit janë harruar, sepse siç thotë dhe shprehja, “Çudia më e madhe tre ditë zgjat”, ditën e djeshme, Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij, denoncimin e një qytetari nga Vlora. Ky qytetar pretendon se ka parë një avion droge të ngrihet nga Vlora në drejtim të Poros. Sipas denoncuesit, ai ka parë dy fuoristrada tip “Range Rover” dhe një furgon blu që shkonin drejt Poros.
Berisha shkruan, “Qytetari dixhital denoncon: Avionët që fluturojnë nga zona e Peros me ngarkesë droge.”

Kjo është SMS-ja
“Përshëndetje zoti Sali. Jam një çun nga Vlora. Sapo pashë tani një avion ‘Fuga’, 8 vendesh që u ngrit nga ana e detit të Delisfurit. Ishin dy fuoristrada ‘Range Rover’ dhe një furgon blu i mbyllur dhe ikën drejt Poros. Ju lutem mos më publikoni për informacionin. Mos më tradhtoni se kam familje dhe kam frikë nga këta rilindësa mafioza”.

Ndërkohë, ditën e sotme në redaksinë e Jetaoshqef.al ka mbërritur një video ku shihet një avion në qiell. Sipas raportuesit, ka mundësi që avioni të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.
Nuk është hera e parë që në vendin tonë shihen të tillë avionë të dyshimtë, prandaj dhe qytetarët janë bërë mosbesues kur Kryeministri deklaron se avionët përdoren për të eliminuar mushkonjat.

Ja mesazhi i plotë i raportuesit
“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Kjo ‘mushkonje’ ka pothuajse te gjithë pasditen që qarkullon mbi fshatrat e Kavajës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY