Ajo i kërkoi të dashurit BMW dhe shtëpi, por në fund kuptoi...

Ajo i kërkoi të dashurit BMW dhe shtëpi, por në fund kuptoi diçka të hidhur

38
0
Shares

Dëshirat e vajzave për të pasur gjithçka dhe guximi i djemve për të realizuar dëshirat materiale të të dashurave të tyre sjellin edhe përfundime të tilla aspak të kënaqshme për asnjërën palë.
Gregory D. Harris e bëri të dashurën e tij të kuptonte se përderisa ajo i fali lumturinë paratë nuk do të ishin problem.
Ajo donte një shtëpi të re dhe ai e surprizoi duke ja blerë. Pasi ajo u zhvendos në shtëpinë që ëndërronte i kërkoi edhe dhurata të tjera të dashurit të saj milioner.
Një BMW?
Asnjë problem.
Ai ja bleu dhe i tha se ishte i saj. Duke ju referuar dokumenteve të gjykatës në gjithë këtë histori ka një problem. As shtëpia dhe as makina që vajza mori si dhuratë nga i dashuri nuk ishin të blera, por të vjedhura.
Harris, 48 vjeç është akuzuar në Marion Country në lidhje më një seri vjedhjesh që kanë nisur në mesin e Prillit të këtij viti dhe përqendroheshin në përpjekjen për të blerë një shtëpi prej 147 000 dollarësh në anën juglindore të Indianapolis.
Djali ka bërë një serë mashtrimesh të vazhdueshme deri sa ka arritur të sigurojë një shumë aq të madhe të ardhurash sa për ti bërë qejfin të dashurës së tij. Ajo tha para hetuesve se ata takoheshin që prej Janarit dhe që Harris u shtir si milioner. Ajo gjithashtu u tha atyre se makina që ndodhej e parkuar në oborr është një nga dhuratat qe i dashuri i ka bërë.
E dashura tregoi që e pa shtëpinë on-line dhe i pëlqeu shumë. Pasi ja shprehu një dëshirë të tillë të dashurit të saj, ai nuk vonoi dhe ja bleu. Tanimë i dashuri milioner mashtrues është arrestuar dhe po hetohet.
dashnori

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY