“STOP”/ Gruaja operon hundën, tani merr frymë vetëm me gojë

“STOP”/ Gruaja operon hundën, tani merr frymë vetëm me gojë

58
0
Shares

Në emisionin “STOP” ka ardhur denoncimi i një zonje e cila është operuar për hundën, pasi prej 5 vitesh kishte probleme me frymëmarrjen . Sipas saj nuk merrte dot frymë vetëm nga njëra anë e hundës. Dy muaj pas operacionit, ajo thotë tashmë se frymëmarrja me hundë i është bllokuar plotësisht. Ajo arrin të marrë frymë vetëm me anë të gojës.

“Stop” përmes një kamere të fshehtë sjell bisedën që bashkëshorti i zonjës ka bërë me mjekun që ka kryer operacionin.

Qytetari: Unë kam problemin e gruas , siç e pe ti vetë.

Doktori: “Po të vijë një komision i madh këtu me profesorët më të mëdhenj të botës, do të thonë që kjo nga ana anatomike është në mënyrë të shkëlqyer.”

Qytetari: Ajo nuk merr frymë.

Doktori: “Nga ana anatomike është në mënyrë të shkëlqyer. Unë i bërë dhe radio frekuencë asaj, ia bëra vetë me dëshirën time që të hapet dhe hunda qe kaq e hapur sa s’e ke idenë. Këto probleme të valvulës janë probleme edhe anatomike, të cilat unë ia ngrita hundën lart, nuk ka ku të vejë më lart sepse hunda ishte poshtë. Por me atë që kam bërë nuk ka arsye që ajo të thotë : Unë nuk marr frymë . 6 muaj pas operacionit vuajnë këto gjëra. Por duke shtuar edhe ana psikologjike që ti se kupton, sepse edhe gruaja ime kështu është. U operua dhe është në mënyrë të shkëlqyer dhe prapë natën thotë unë vuaj.”

Qytetari: Po nuk merr frymë o doktor . unë nuk po bëj gjumë gjithë natën. Biseduam për anën funksionale, tani do ta zgjidhim anën funksionale apo jo? Do para të tjera , të sjell unë.

Doktori: “Jo nuk dua para. Unë kam bërë punën më të shkëlqyer deri më sot. Ajo duhet të shikohet e bukura apo duhet të marrë frymë ? Pas 6 muajsh pas operacionit do shikojmë këtu dhe anën funksionale do mblidhemi.”

Qytetari: Për 6 muaj do të rrijë kështu?

Doktori: “Pas 6 muajsh ajo edema që është këtu mund të mbyllet, të shtrëngohet më shumë dhe funksioni mund të tregohet më mirë se tani pas 6 muajsh.”

Qytetari: Po si do të marrë frymë ajo?

Doktori: “Po dëgjo tani, lëre si të marrë frymë ajo …”/tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY