SKANDALI/Telefonia celulare i premton përgjime të paligjshme ministrit të Brendshëm

SKANDALI/Telefonia celulare i premton përgjime të paligjshme ministrit të Brendshëm

36
0
Shares

Ministria e Brendshme ka kërkuar sot nga operatorët e telefonisë celulare të lejojnë përgjimin nga policia duke përbërë kështu një skandal të ri të qeverisë dhe cenuar direkt privatësinë e qytetarëve shqiptarë.

Sot është zhvilluar një takim konsultativ me drejtuesit e telefonisë mobile në vend me praninë e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Kemi konstatuar domosdoshmërinë për të ndryshuar disa ligje, të cilat do të mundësonin Policinë, Prokurorinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese të bënin hetime më të shpejta dhe më efektive në kohë”, ka thënë ministri i Brendshëm gjatë takimit duke sjellë në vëmendje ndryshimet e pritshme në ligjin për komunikimet elektronike.

Më e keqja është se operatortë telefonikë kanë rënë dakord për këtë lloj përgjimi duke vënë në dorë të policisë në mënyrë të kundërligjshme biseda private telefonike.

“Në takimin me operatorët telefonikë, u ra dakord që do të mundësojnë një akses më të drejtpërdrejt të Prokurorisë, të Policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”, citon agjencia qeveritare e lajmeve atsh.

“Gjithashtu, përtej kësaj do vazhdojmë edhe me konsulta të tjera, lidhur me disa ndryshime që ne i shohim të domosdoshme në Kodin Penal. Për t’iu propozuar më pas edhe Ministrisë së Drejtësisë, agjencive të tjera operatore ligjzbatuese pra Prokurorisë, Shërbimit Informativ Shtetëror përse jo. Dhe të gjithë atyre që mund të kontribuojnë për të ndryshuar në përmasën që duhet legjislacionin penal, për të bërë ç’është e mundur që hetimet proaktive kundër krimit të organizuar, korrupsionit në veçanti dhe terrorizmit të zhvillohen në kohë, me rezultate të qëndrueshme dhe pa pengesa burokratike të cilitdo lloji”, ka thënë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përgjimi me ligj është një eksluzivitet i prokurorisë dhe ky kryhet pasi është marrfë edhe vendimi i gjykatës. Dy vitet e fundit gati është dyfishuar numri i përgjimeve të kërkuara dhe të miratuara nga gjykata.

Takimi i sotëm ka shqetësuar edhe opozitën. “S. Tahiri don t’i lejojë Policisë përgjimin telefonik procedural që e ka ekskluzivisht Prokuroria. Duhet ndalur!”, deklaroi deputeti i PD-së dhe ish ministri i Inovacionit, Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY