PËRGJIMET/Genc Pollo: Përgjimi parandalues mund të bëhet vetëm nga SHISH, të ndalim...

PËRGJIMET/Genc Pollo: Përgjimi parandalues mund të bëhet vetëm nga SHISH, të ndalim Tahirin

167
0
Shares

Opozita deklarohet kundër ndryshimeve në ligjin e komunikimeve elektronike të cilat do të lejojnë policinë të kryejë përgjimet përmes operatorëve të telefonisë celularë në vend jo vetëm të telefonatave por edhe aplikacioneve si whats up, viber etj.
genc pollo me shqiperi perballkje_copy_1

“Saimir Tahiri, ende Ministër i Brendshëm, deklaroi sot se do të amendojë legjislacionin që t’i mundësojë Policisë përgjimin. Për këtë ai do të nismojë ndryshimin e Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe sidomos të Kodit të Procedurës Penale.

Përgjimi telefonik dhe internetik procedural (përdoret si provë e akuzës në gjyq) bëhet ekskluzivisht me autorizim të Prokurorit dhe në disa raste edhe të Gjykatës.

Përgjimi telefonik dhe internetik parandalues (nuk vlen në gjyq) mund të bëhet vetëm nga Shërbimi Informativ.

Por asnjëherë këto 25 vjet nuk i ka shkuar kujt në mendje që këtë tagër t’ja ngarkojë me ligj Policisë së Shtetit.

Kjo nismë Tahiri-Rama duhet ndalur! Eshtë e papranueshme, madje komprometon edhe Reformën në Drejtësi”, deklaroi deputeti i PD-së Genc Pollo.

Çfarë parashikon projektligji?

Prokuroria, Policia e Shtetit dhe SHISH do të kenë akses direkt në bazën e të dhënave të kompanive që ofrojnë shërbime komunikimi, kompanitë e telefonisë apo internetit.

Ministria e Brendshme hartoi projektin që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH.

Sipas hartuesve, qëllimi është për të evituar praktikën negative të deritanishme kur përgjigjia për të dhëna që lidheshin me çështje hetimore vonohej deri në 6 muaj.

Në jo pak raste kjo vonesë ka sjellë edhe dështimin e hetimit të ngjarjeve të ndryshme, për shkak të tejkalimit të afateve të hetimit.

Për 24 orë jepen të dhënat që lidhen me identifikimin e pajtimtarit, kur dihet numri apo adresa e kompjuterit në rrjet, apo siç njihet ndryshe IP-ja; identifikimin e pajisjeve apo adresave të IP-së për një pajtimtar të dhënë; identifikimin e vendndodhjes së një pajisjeje fundore.

Ky afat bëhet 5 ditor kur kërkesa përmban të dhëna më specifike. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj.

Ky projektligj shton dhe një nen tjetër i cili parashikon se, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimin e krimeve të rënda dhe akteve terroriste, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike dhe nëpërmjet dhënies së aksesit të drejtpërdrejtë në skedarë apo pjesë të tyre, ose ngritjes së platformave elektronike të disa institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY