Itali, 3 ditë operacion për prangosjen e 3 shqiptarëve me 30 kg...

Itali, 3 ditë operacion për prangosjen e 3 shqiptarëve me 30 kg marijuanë

85
0
Shares

Tre shqiptarë u arrestua nga policia italiane në qytetin e Riminit, pas një operacioni treditor.
Në pranga përfunduan shtetasit Erlind Disha 24-vjeç, Devis Hysa 23-vjeç e nënshtetasin italian Davide Roberto 41 vjeç me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit marijuanë.
Gjatë arrestimit të 3 personat u kapën në flagrancë ndërsa transportonin 30 kg marijuanë.
Italiani Davie Roberto është mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit. Konsiderohet një trafikant ndërkombëtar droge e më vitin 2012 është arrestuar ndërsa transportonte 140 kg marijuanë duke marrë një dënim prej 6 vjet e 6 muaj heqje lirie.
Pas 3 ditë hetimesh policia italiane e cila mbante nën mbikqyrje apartamentin ku jetonte shqiptari Devis Hysa ka mundur të ndjek të gjitha lëvizjet e tij e të bie në gjurmët e 2 trafikantëve të tjerë.
Të 3 personat u arrestuan në momentin e një takimi të organizuar mes tyre e ndërsa po transportonin nga një makinë në tjetrën thasë të mëdhenj të mbushur me marijuanë.
Marijuanë ishte e konfeksionuar në kuti të salduar mirë e të pluhurosura me bar mole për t’i shpëtuar kontrollit të qenve antidrogë.
Sipas policisë italiane kjo sasi marijuane mund të jetë pjesë e një ngarkesë më të madhe droge e mbërritur me shumë gjasa nga Shqipëria.
Lënda narkotike e sekuestruar do të vlente në treg rreth 300 mijë euro dhe ishte e destinuar të trafikohej në qytetin e Riminit e rrethinat përreth tij.
Në banesat e shqiptarëve u sekuestruan gjithashtu disa gramë kokainë e hashash si dhe para të thata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY