Ish-ministri i Drejtësisë konfirmon Berishën, zbulon arsyet e dorëheqjes

Ish-ministri i Drejtësisë konfirmon Berishën, zbulon arsyet e dorëheqjes

49
0
Shares

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së bujshme ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço zbulon arsyet e saj. I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ai deklaroi se nuk kishte bashkëpunim mes institucioneve të larta të shtetit dhe ndodhur në këtë gjendje e kishte të pamundur ushtrimin e detyrës. Por Naço tegoi edhe një detaj që për mazhorancën është në kufijtë e një skandali. I pyetur nga gazetarit Qafoku nëse kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Fatmir Xahafaj i kishte vënë në dispozicion draftin për reformën në drejtësi, ndërkohë që të gjitha institucioneve të tjera ua kishte vënë në dispozicion Naço tha se, “Mua nuk më kujtohet që Xhafaj të me këtë dhënë draftin e reformës në drejtësi dhe nuk më kujtohet gjithashtu që unë t’ia kem dorëzuar këtë draft pasardhësit tim Ylli Manjani kur dorëzova detyrën”.
Ndonëse jo me artikulim të qartë, Naço konfirmon atë që ish-kryeministri Berisha deklaroi për dorëheqjen e tij se Naço ishte mënjanuar nga reforma në drejtësi duke u zëvendësuar me Xhafajn, prandaj dha dorëheqjen.
Më 9 nëntor 2015 ministri i drejtësisë Nasip Naço dha dorëheqjen duke i dorëzuar kryeministrit Rama.
Ndërkohë Nasip Naço tashmë as deputet ndryshe nga ministrat Shkëlqim Cani dhe Blendi Klosi që i mbajtën edhe postin e ministrit dhe mandatin e deputetit, bëri edhe një analizë të situatës politike duke thënë se në zgjedhjet e vitit 2017 LSI synon vendin e parë. Ai nuk artikuloi frazën “Ilir Meta kryeministër”, por pyetjes së përsëritur të gazetarit Qafoku nëse i përmbahej sërish asaj që tha në vitin 2013, Naço iu përgjigj:, “Unë u përmbahem deklaratave të mia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY