KLSH: Dëmi te “Albcontrol”, 800 milionë lekë

KLSH: Dëmi te “Albcontrol”, 800 milionë lekë

91
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka ushtruar një kontroll për vitin 2015 në Agjencinë e Trafikut Ajror, “Albcontrol” sh. a. Sipas këtij kontrolli janë konstatuar një seri shkeljesh financiare, për 18 prej të cilave ka kërkuar shpërblim dëmi të shkaktuar në arkën e shtetit. Sipas KLSH-së, detyrimet e pa arkëtuara nga kjo agjenci arrijnë në 79,8 milionë lekë (afërisht 700 mijë dollarë), me kosto për bilancet e kompanisë.
Më tej KLSH konstaton se në të gjitha dosjet e tenderëve të audituara për vitin 2015, u konstatua se bashkëlidhur procesverbaleve të hartuara nga grupet e punës për llogaritjen e fondeve limit, mungojnë shkresat zyrtare drejtuar operatorëve ekonomik për paraqitjen e ofertave.
Në të gjitha dosjet e audituara të procedurave të prokurimit, raportet përmbledhëse të miratuara nga titullari i autoritetit kontraktor, janë pa datë dhe pa numër protokolli, veprime këto në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY