Dyshime për manipulim me shenjat e gishtave të Arben Frrokut

Dyshime për manipulim me shenjat e gishtave të Arben Frrokut

88
0
Shares

Të dhëna të reja tronditëse po dalin në lidhje me lehtësitë që Edi Rama i ka ofruar deri në fund aleatit politik, Arben Frroku, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, tha në një deklaratë për shtyp kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enekelejd Alibeaj.

“Sot, ngrihen disa pyetje legjitime që kanë nevojë për përgjigje;

A janë manipuluar nga autoritetet shqiptare shenjat e gishtave të Arben Frrokut në kartelën që shoqërojnë kërkesën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar?

A është dëmtimi ose manipulimi i shenjave të gishtave një nga arsyet se përse u vonua procedura e ekstradimit nga Holanda, të Arben Frrokut?

A është urdhëruar policia të dërgojë në Holandë kartelë të re për Frrokun me shenjat reale të gishtave, pas denoncimit të z.Berisha?

Kur kartela me shenjat e gishtave që krerët e policisë dërgojnë në qendren e Interpolit është e pavlefshme, atëherë policia e një vendi tjetër nuk mund të nisë procedurat e ekstradimit pasi konfirmimi i identitetit bëhet i pamundur.

Edhe 1 javë kohë i duhej aleatit të Edi Ramës, ti shpëtonte policisë holandeze e të fitonte sërish lirinë.

Këto nuk janë thjesht dyshime për një rast të lidhjes së krimit me pushtetin, por janë pikëpyetje që vënë në dyshim Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, deklaroi Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY