IRONIKE/ Merr fund informalitetit, goditet streha e fundit e 5 taksixhinjve në...

IRONIKE/ Merr fund informalitetit, goditet streha e fundit e 5 taksixhinjve në Fier

58
0
Shares

Në kohën që në TV “Klan” sonte denoncohej një rast korrupsioni në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë, i zbuluar dhe denoncuar falë punës investiguese të gazetarëve të këtij emisioni, në portalet e lajmeve on-line qarkullonte një tjetër lajm “suksesi” kundër informalitetit. Dhe “suksesi” vine nga Fieri, ku polici vendore mësohet se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 taksistë të cilët ushtronin aktivitetin e tyre të pa licensuar. “Suksesi” shkon deri atje sa taksixhinjve iu sekuestruan edhe mjetet me te cilat ushtronin aktivitetin.
“Në kuadër të Plan–Operacionit ‘Informaliteti’, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, ushtruan kontrolle ndaj informalitetit që kryhet nga drejtuesit e automjeteve të transportit të udhëtarëve të pa pajisur me liçensën përkatëse (taksi)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier , për hetime të mëtejshme.

Procedohen penalisht
F, 25 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua mjeti me targa AA 926 AV.
T, 43 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua mjeti me targë AA 782 GZ.
S, 53 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua mjeti me targë AA 557 IL.
Z, 51 vjeç , ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua mjeti tip Toyota 6+1 , me targë AA 269 BR.
H, 46 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua mjeti tip Volkswagen 6+1 me targë AA 874 JP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY