SHËNIM/ Qeveria zmbraps “nevojën për armatosje” me ndëshkimin e viktimave…

SHËNIM/ Qeveria zmbraps “nevojën për armatosje” me ndëshkimin e viktimave…

44
0
Shares

Nga Artur Bego

Një tjetër tentativë grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Dy grabitës të armatosur e të maskuar kanë hyrë në një banesë dhe pasi janë pikasur nga kryefamiljari dhe i biri, janë përleshur… Pas kësaj përleshje njëri prej grabitësve i armatosur “pa ligj” ka plagosur kryefamiljarin 58-vjeçar…
Deri këtu ngjarja nuk ndryshon shumë nga tentativa e grabitjes me armë, dje në Shkodër, apo nga çdo tentativë tjetër e kësaj natyre…
Por, kjo ngjarje ka një të veçantë të madhe….
Sipas njoftimit zyrtar të drejtorisë së Policisë Vendore të Beratit, mësohet se filloi procedimi penal në gjendje të lirë, “për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme’ në ngarkim të shtetasit A. Sh., parashikuar nga nenet 140, 22, 25, 88, 88/b, 284 dhe 278 të Kodit Penal”.
Për ata  që nuk ka në qenë të vëmendshëm ndaj rrëfimit të mësipërm, shkurt, të fabulës së kësaj grabitje, A. Sh., është i çarmatosuri “me ligj” të cilit grabitësit e maskuar dhe të armatosur “pa ligj” i dhunuan banesën…, por i plagosën edhe babanë…
E thënë ndryshe, qeveria po zmbraps “nevojën për armatosje” me procedim të viktimave të grabitjeve me armë…, edhe kur ata janë në hallin e tyre, në shtëpinë e tyre…, por vizitohen nga grabitës “të paftuar” dhe të armatosur “pa ligj”…

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ Kuçovë, të zotët e shtëpisë përleshen me grabitësit,e armatosur, plagoset kryefamiljari
/web/FOTO_Kucove_te_zotet_e_shtepise_perleshen_me_grabitesit_e_armatosur_plagoset_kryefamiljari_18275_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY