Rekordi i fundit në Iran, Parlamenti i ri, më shumë gra se...

Rekordi i fundit në Iran, Parlamenti i ri, më shumë gra se sa klerikë

50
0
Shares

Parlamenti i ri i Iranit do të ketë më shumë gra se sa klerikë, kur anëtarët e tij betohen këtë muaj, për herë të parë në Republikën Islamike dhe një shenjë e zhvillimit të ri në politikën e vendit.

Rezultatet zyrtare të së shtunës treguan se politikanët reformiste dhe të moderuar, aleate me presidentin Hassan Rouhani korrën një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Rezultati tregon se shumë ekstremistë kanë humbur vendet në Parlament, për herë të parë që nga viti 2004 ndërsa ka një rikthim të jashtëzakonshëm për reformatorët, pas vitesh izolimi.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve një rekord i ri në Iran,17 gra do të bëhet ligjvënëse në parlamentin 290-vendesh, më shumë se numri i klerikëve.

Në parlamentin e parë që pasoi revolucionin islamik në vitin 1979 ka pasur 164 klerikë të zgjedhur.

Megjithatë numri i klerikëve ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1980; me 153 të zgjedhur në parlamentin e dytë, 85 në të tretin, 67 në të katërt dhe 52 në pestin.

Legjislatura e fundit kishte vetëm 27 klerikë. Nga 16 të cilët do të hyjnë në parlament muajin e ardhshëm 13 kanë prirje konservatore politike dhe tre janë reformatorë.

Edhe pse 17 gra, pothuajse të gjitha reformiste përfaqësojnë vetëm nëntë për qind të totalit por gjithsesi shifër e lartë për Republikën Islamike dhe pothuajse dyfish me Parlamentin e mëparshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY