VIDEO/ Ja si ndodhi grabitja te hotel “Sheraton”

VIDEO/ Ja si ndodhi grabitja te hotel “Sheraton”

35
0
Shares

Pamjet e filmuara tregojnë 2 persona që pasi e dhunojnë arkëtarin Sajmir Hasani dhe shoqëruesin e tij, largohen me shpejtësi në këmbë njëri pas tjetrit dhe marrin motorin tip “Scooter” që e kishin lënë pak më larg.
Kamera ka fiksuar vetëm dinamikën e grabitjes por nga pamjet, është i pamundur identifikimi i 2 autoreve, të cilët janë larg dhe fytyrat e tyre nuk janë filmuar. Duket vetëm se janë veshur me xhinse blu dhe me xhupa te zinj.
News24” siguroi filmimet e realizuara nga kamerat e Bashkisë në parkingun përballë hotelit “Sheraton”, ku të martën ndodhi grabitja e një shumë të madhe parash të një pikë këmbimi valutor.
Burime pranë Komisariatit nr. 1 thonë se i dëmtuari Sajmir Hasani ka deklaruar në polici se grabitësi ka qenë i armatosur dhe nën kërcënimin e armës, ai është detyruar t’i dorëzojë lekët. Të njëjtën gjë pohojnë edhe dëshmitarët në ngjarje. Por disa orë më pas, policia bëri me dije se nga hetimet paraprake dhe këqyrja e kamerave të bizneseve afër vendit të ngjarjes, autorë të grabitjes kanë qenë 2 persona pa maska dhe pa armë.
Sipas policisë, 2 personat ende të paidentifikuar iu kanë rrëmbyer çantën me një shumë të konsiderueshme monetare punonjësve të pikës së këmbimit valutor S. H dhe B. Xh, duke qëlluar me shqelma këtë të fundit.
Hetimet e policisë janë orientuar te mundësia e njohjes mes autorit të grabitjes, punëtorëve të këmbimit valutor si edhe punonjësve të bankës. Kjo, pasi sipas policisë, grabitësit kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të arkëtarit.
Nga hetimet e policisë, mësohet se transaksioni bankar i cili u realizua të martën kur ndodhi grabitja, ishte parashikuar të kryej të hënën po në këtë orë dhe pikërisht atëherë, këta 2 persona kanë lëvizur me motor përballë hotel “Sheratonit”.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të kësaj vepre penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY