Lushnjë, këshilli bashkiak miraton 29 milionë lekë për oborrin e shtëpisë së...

Lushnjë, këshilli bashkiak miraton 29 milionë lekë për oborrin e shtëpisë së dajës së ministres

60
0
Shares

Kreu i PD-së së Lushnjës, Myslim Murrizi ka denoncuar një vendim të këshillit bashkiak, sipas të cilit ka akorduar 29 milionë lekë (të vjetra) për oborrin e shtëpisë së ministres Eglantina Gjermeni.
“Sot mazhoranca e majtë në këshillin bashkiak Lushnjë ka miratuar një fond shtesë prej 29 milion lekësh (të vjetra) për të rregulluar një mini shesh, oborrin dhe shkallët e shtëpisë së z. Behar Lame që është daja i ministres së zhvillimit urban zj. Eglantina Gjermeni. Sikur të mos mjaftonin 4 milion euro të shpenzuar për të ribërë sheshin para bashkisë dhe rrugën deri te poliklinika brenda 4 viteve, dy herë, u deshën dhe këta 29 milion lekë për ta përfunduar këtë ‘Vepër që ju duhej shumë’ qytetarëve lushnjare”, denoncon dhe ironizon Myslim Murrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY