PARLAMENTI & DREJTËSIA/ Korrupsioni, KiE: U zbatua vetëm 1 nga 10 rekomandimet

PARLAMENTI & DREJTËSIA/ Korrupsioni, KiE: U zbatua vetëm 1 nga 10 rekomandimet

32
0
Shares

GRECO, njësia e anti-korrupsionit në Këshillin e Europës, mesditën e së premtes publikoi një raport për parandalimin e korrupsionit në radhët e deputetëve dhe gjyqtarëve.
“Autoritetet shqiptare kanë zbatuar vetëm 1 nga 10 rekomandimet e bëra nga vlerësimi raportit të 2014-s në lidhje me masat që duhet të ndërmerren në parandalimin e korrupsionit te deputetët dhe gjyqtarët. 9 rekomandimet e tjera janë zbatuar pjesërisht”, ky është konkluzioni këtij raporti.
GRECO vlerëson hapat pozitiv të deritanishëm, por me urgjencë GRECO kërkon hartimin e një kodi sjelljeje për deputetët i cili do të rregullojë kontaktet e tyre me lobistët dhe në mënyrë të veçantë rast pas rasti kur ata kanë konflikt interesi.
Gjithashtu, Këshilli Europës kërkon shtimin e kontrolleve për asetet e deklaruara në deklaratat e pasurisë.
Raporti vëren se për sa u përket gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma ku ka progres të dukshëm por mbetet larg adresimit të shqetësimeve të evidentuara nga GRECO.
“Jemi të zhgënjyer nga mospasja e një sistemi adekuat të vlerësimit të performancës, përfshirë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mungojnë rregullat e etikës në mënyrë të veccantë për gjyqtarët”, thuhet në raport.
GRECO i jep kohë autoriteteve shqiptare të përmbushin këto rekomandime deri më 30 shtator 2017. /topchannel.tv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY