VIDEO/ Rama akuzon Trump nga studio e CNN, gazetari: Kujdes po flisni...

VIDEO/ Rama akuzon Trump nga studio e CNN, gazetari: Kujdes po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër

44
0
Shares

Kryeministri shqiptar Edi Rama edhe n SHBA, ku ndodhet për një vizitë, vazhdon të përsërisë opinionet dhe akuzat e tij ndaj Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane. Këtë e ka bërë edhe në TV CNN.
“Deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”, citohet Rama, të ketë thënë midis të tjerave për CNN.
Ndërhyrjes së gazetarit , i cili i ka tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër, Rama ka marrë rolin e zëdhënësit të BE dhe iu përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europoian.
Gazetari Quest e pyet Ramën se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a ndihet i frikësuar ai (Edi Rama).
Kryeministri shqiptar i përgjigjet se zgjedhja e Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai shkon edhe më tej, kur e këshillon Donald Trump që të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY