Masakra e Kostandin Xhuvanit, babai i viktimës Arbër Demirajt: Policia s’më lejoi...

Masakra e Kostandin Xhuvanit, babai i viktimës Arbër Demirajt: Policia s’më lejoi ta çoja djalin në spital

63
0
Shares

Në një kohë që Xhuvani, djali i artistëve Luiza e Gjergj Xhuvani, po vuan një dënim me 35 vjet burg si autor i vrasjeve, Prokuroria e Tiranës duhet të hetojë vonesën e ndihmës mjekësore ndaj një prej viktimave, Arbër Demiraj.
Babai i tij, Skënder Demiraj, ish-prokuror, bëri padi në Prokurori e më pas në Gjykatë duket kërkuar të hetohet vonesa e ndihmës mjekësore dhe pengimi i ndihmës së familjarëve nga punonjësit e Policisë në vendin e ngjarjes.
Demiraj pretendoi se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe se policët që ruanin vendngjarjen nuk e kanë lejuar që të çojë në spital djalin e tij të qëlluar me armë zjarri. Hetimi i nisur për këtë kallëzim u pushua në dhjetor 2015.
Me kërkesë të Demirajt, më 7 prill 2016, Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit të pushimit të hetimit dhe urdhëroi Prokurorinë të vazhdojë hetimet për rastin. Sipas vendimit, në këtë hetim të dytë Gjykata urdhëron Prokurorinë që të bëhen ballafaqimet e deklaratave të dhëna nga punonjësit e Policisë, si dhe nga punonjësit e dhënies së ndihmës mjekësore me pamjet filmike të kasetës së kamerës vëzhguese që ka filmuar vendin e ngjarjes.
Kaseta në fjalë, sipas Prokurorisë, është sekuestruar nga ana e Policisë Gjyqësore dhe është pjesë e fashikullit hetimor të Prokurorisë. Po ashtu, Gjykata urdhëron kryerjen e çdo veprimi tjetër hetimor që mund të dalë i nevojshëm gjatë hetimit për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “mosdhënies së ndihmës”.
Në dëshminë e zbardhur nga “Panorama” citohet Skënderi, teksa ka tentuar t’i afrohej djalit të plagosur në sediljen e makinës, por nuk është lejuar nga punonjësit e Policisë.
“Në këto kushte u është drejtuar policëve duke u thënë: ‘Cilët janë shefat tuaj? Çojeni djalin në spital, ose me lejoni ta çoj unë’. Por ata iu përgjigjën se ‘është njoftuar ambulanca’”, thuhet në dëshmi.
Sipas saj pas 15 minutave në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, ku Skënderi u ka kërkuar punonjësve me bluza të bardha që të kontrollonin gjendjen jetësore të djalit të tij, por ata u futën në lokal dhe kanë nxjerrë një nga një tri kufoma dhe i futën në ambulancë duke u larguar që andej.
“Pas 20 minutash ka mbërritur në vendngjarje një ambulancë. Skënderi ka çarë rrethimin e policisë dhe shkoi dhe preku djalin me dorë, fillimisht te këmbët, te koka, gjithkund në trup, kontrolloi Arbrin, por nuk ndjeu puls dhe trupi ishte shumë i ngrohtë”, thuhet me tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY