Kurbin, arrestohet 65-vjeçarja e armatosur, parandalohet vrasja prej saj e fqinjit

Kurbin, arrestohet 65-vjeçarja e armatosur, parandalohet vrasja prej saj e fqinjit

59
0
Shares

Pushka dhe fisheket e bllokuara

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 65-vjeçare, e cila është kapur në flagrancë me një pushkë në dorë, me fishekë në fole, teksa konfliktohej me një shtetas, fqinji i saj.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasja Dave Dedgjonaj (Gjoni), banuese në lagjen nr. 4 në Laç.
Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërsa policia po vijon hetimet.
“Më datë 02. 04. 2016, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u bë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale. Menjëherë me marrjen e njoftimit , se në Laç ka një konflikt, shërbimet policore kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se po konfliktoheshin për motive të dobëta shtetasja Dave Dedgjonaj (Gjoni) me shtetasin S. Ll. Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe reagimit të menjëhershëm parandalohet përshkallëzimi i konfliktit që do agravohej deri në vrasje. Si rezultat i veprimeve u be kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases: Davë Dedgjonaj (Gjoni ), 65 vjeçe , banuese në lagjen nr. 4 Laç. Kësaj shtetase gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pushkë me fishekë në fole dhe 175 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Kanosja” parashikuar nga neni 278/2/3 e 84 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY