Korçë, ndalohet i kërkuar për vjedhjen e mushkës “shqiptare” në Greqi

Korçë, ndalohet i kërkuar për vjedhjen e mushkës “shqiptare” në Greqi

88
0
Shares

Foto Ilustruese

Një person i cili i kishte vjedhur mushkën një tjetër personi, është ndaluar nga polica. Nuk dihet ende në çfarë rrethana, vjedhje  mushkës është bërë në Greqi, megjithëse “protagonistët” e saj janë Devolli.
Burime të drejtorisë së Policisë vendore të Korçës, bëjnë të ditur se nga  specialistët  e  Seksionit  për  Krimet, u bë kapja dhe  ndalimi i të shpallurit në kërkim policor, Aleksandër Ciko, 33 vjeç, banues në Bilisht.
Ndalimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë dje nga L. G., 36 vjeç, banues në fshatin Çipan – Devoll, i cili deklaron se, shtetasi Aleksandër Ciko, në muajin dhjetor 2015,në një fshat në Greqi, i ka vjedhur atij një kafshë samari (mushkë).
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale, “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY