Koalicioni qeveritar drejt përcarjes, paralajmërimi i Idrizit

Koalicioni qeveritar drejt përcarjes, paralajmërimi i Idrizit

35
0
Shares

Pesë deputetë të PDIU që sigurojnë qeverisjen e Kryeministrit nëse LSI ndërron mendje nuk janë më aq të sigurtë.

Prej sot koalicioni qeveritar mund të shprishet dhe PDIU mund të tërhiqet prej tij. Rama ka refuzuar tju japë një vend ministri dhe partia e camëve që tani numrin 6 deputetë teorikisht por 4 në rresht mund të ndryhsojë vend.

Ja cafrë deklaroi sot kryetari Shpëtim Idrizi:

“Qëllimi ynë është të qëndrojmë në bashkëqeverisje, për të përçuar kauzat dhe interesat tona, mirëpo, nëse nuk na duan, atëherë ne nuk kemi dilema. Përpara kauzave nuk vendosim asgjë. Përpara Shqipërisë nuk na përkul asgjë. Prandaj sot kërkoj rimandatimin tuaj, që së bashku me grupin parlamentar të vlerësojmë ecurinë e marrëveshjes dhe të dialogojmë me mazhorancën.Në të kundërt, alternativat janë të hapura, sepse, prania jonë është e fortë dhe solide. Qytetarët na kanë besuar pesë mandate në Kuvendin e Shqipërisë, pesha jonë zgjedhore është e konfirmuar dhe çdo ditë na bashkohen zemra, që rrahin fort për këtë vend dhe për këto kauza”,

tha Idrizi.

Aktualisht PDIU ka disa poste zëvëndësministrash, drejtorë të rëndësishëm të institucioneve dhe shërbejnë si garanci për të përafruar numrin e duhur për ndryshime kushteuese edhe me refuzimin e opozitës.

Po ashtu PDIU ka shërbyer për Ramën si mburojë ndaj orekseve të mëdha të LSI për ndarje të pushtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY