FOTO/ Erion Veliaj harron ta ushqejë, ujku sulmon vajzën 2-vjeçare

FOTO/ Erion Veliaj harron ta ushqejë, ujku sulmon vajzën 2-vjeçare

83
0
Shares

Një nga premtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë shndërrimi i kopshti zoologjik në një “botë përrallash”. Premtimi i harruar rikthehet në qendër të vëmendjes, pasi një vazjë dy vjeçe është sulmuar nga ujku në kopshtin zoologjik, pasi, sikurse mësohet, ujku ishte lënë pa ngrënë.
Vajza e vogël dy vjeçe ka përjetuar momente tmerri gjatë vizitës. Ndërsa ndodhej bashkë me babanë e saj për të parë nga afër ato pak kafshë që kanë mbetur, fëmija është sulmuar nga ujku.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotëm, ku vajza ka marrë plagë në dorën e djathtë ndërsa po i zgjaste kafshës një biskotë.
Babai i vajzës tregon se, personeli i Kopshtit Zoologjik as ndihmë të shpejtë nuk ka ofruar në këtë rast. Pasi vajzën e ka dërguar në Urgjencë, babai thotë se i është dashur të blejë dhe vaksinën.
Për fat të mirë përveç tronditjes psikologjike, pas mjekimit vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë kanë reaguar zyrtarët e Agjencisë së Parqeve, të cilët thonë se, ngjarja nuk ka qenë serioze por vetëm një shqetësim i nënës së vajzës.
Sa i takon mungesës së ndihmës së parë, pretendohet se nuk është kërkuar një gjë e tillë edhe pse kjo duhet ofruar pa u kërkuar.
Në fund sqarohet gjithashtu se, “ujku është i vaksinuar dhe nuk ka asnjë rrezik edhe nëse ndodh kafshimi” dhe shtohet se po kryhen verifikime për këtë ngjarje.
kopshti-xologjik-2014-8

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY